Materiali që sh@koi shqiptarët, AMA fshiu videon

Rrjetet sociale nga disa individë keqpërdoren. Në institucione është denoncuar publikimi i një audio përdhunimi, material i cili është publikuar gjatë javëve të fundit në platformën TikTok. Menjëherë pasi kanë marrë këtë njoftim, autoritetet kanë bërë të mundur fshirjen e audios duke e referuar materialin edhe në institucionet e drejtësisë.

Sipas kryetares së AMA, Armela Krasniqi, e cila ishte e ftuar në Dita Jonë, akti është kryer në Shqipëri, kjo pasi audioja ishte në gjuhën shqipe. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë së fundmi nismën për kontrollin e materialeve që publikohen në platformën TikTok.

“Kemi fshirë pamje të dhunës, të gjuhës së urrejtjes për shkak të orientimit seksual, për diskriminim, për urrjetje të besimeve fetare. Kemi pasur raste të audiove të veprave kriminale. Mund të jap një rast, audio e një përdhunimi qarkullonte në TikTok dhe e bllokuam, ndërsa e kemi denoncuar edhe në policinë e Shtetit. Vepra nuk e di kur ka ndodhur”, u shpreh Krasniqi.

Aktet e dhunës, apo abuzimet më fëmijët janë ndër materialet, të cilat janë në qendër të vëmendjes nga AMA për t’i ndaluar të qarkullojnë dhe të bëhen virale.

SHKARKO APP