“Matësat e ndotjes së ajrit në Tiranë s’punojnë prej 2 vitesh”

 

6 shoqata mjedisore kanë protestuar në Ministrinë e Shëndetësisë pasi kjo e fundit ka ndërprerë prej dy vitesh, dy stacionet e palëvizshme të matjes së ndotjes së ajrit në Kryeqytet. Në letër protestën e tyre, shoqëritë mjedisore shkruajnë se prej shumë kohësh personat përgjegjës kanë thënë se këto dy stacione do të rinisin punën e tyre, por ende asgjë nuk është bërë.

“Ne e kemi ngritur disa here zerin gjate ketyre dy vjeteve, qe prej nentor-dhjetorit 2013 kur keto dy stacione u stakuan nga puna, por vazhdimisht na eshte thene nga zyrtare qe “po punohet, dhe do te vihen shume shpejt ne pune”. Kaluan plot 2 vjet. Cdo ekspert e di qe nderprerja e rregjistrimit sikur edhe me 1 muaj, prish gjithe serine e te dhenave qe nuk konsiderohet me si e tille”,- thonë protestuesit në letër protestë.

Protestuesit kanë shtuar se përmes burimeve të tyre të brendshme në Ministrinë e Shëndetësisë kanë mësuar se ka patur një tentativë për të blerë filtrat dhe reagëntët e dëmtuar që në tetor të 2013 por tenderi ka dështuar.

Sipas protestuesve kjo gjë është absurde pasi bëhet fjalë për një vlerë prej rreth 25-35 milionë lekësh të vjetra, që në krahasim me punën dhe dobinë që sjellin këto matësa është tejet e parëndësishme.

“Nga burime brenda MSH kemi mesuar jo-formalisht se stakimi i stacioneve eshte bere per shkak se kerkohej rinovimi rutine i filtrave dhe reagenteve, si per cdo makineri, ndersa mosblerja e ketyre te fundit qenkerka thjesht nje ceshtje tenderi me vlere qesharake ne krahasim me dobine publike dhe me detyrimin ligjor qe ka MSH: vlere jo me te larte se rreth 25-35 milione leke te vjetra.

Kemi marre vesh jo-formalisht qe blerja e filtrave dhe reagenteve paska qene gati per t’u bere qe ne Tetor 2013, me qellim qe te garantonte vazhdimin normal te punes se stacioneve pa qene nevoja te stakoheshin, por tenderi qenkesh anuluar.

Dhe qe prej atehere, ose tenderi mund te mos jete bere fare, ose ka gjasa qe, per shkak te stakimit te gjate, stacionet mund te jene demtuar ne menyre te pakthyeshme, dhe ne kete menyre Tirana privohet perfundimisht nga te paturit e te dhenave te vazhdueshme pergjate gjithe vitit. Kujtojme se stacionet jane DHURATE e partnereve nderkombetare te Ministrise se Shendetesise.

Gjithsesi, ne asnje rast ne nuk marrim persiper te dime te sigurt apo te komentojme vleren e filtrave dhe reagenteve apo cfaredo arsye te lidhur me ta”,- shkruhet në njoftim.

Ajo qe ne kerkojme, ne interes te qytetareve te Tiranes dhe te zbatimit te ligjit per mjedisin, eshte e thjeshte:

1 – stacionet e MSH te vihen urgjentisht ne pune, ashtu sic kane qene ne momentin e stakimit para 2 vjeteve, dhe te publikohen te dhenat e regjistruara prej tyre

2 – pergjegjesit qe kane shkelur ligjin duke mos vene ne funksionim stacionet te vihen para pergjegjesise perkatese.

Vetem berja publike e ketij skandali mund ta zgjidhe kete problem. Per kete arsye, ju lutemi t’i kushtoni vemendjen mediatike maksimale te mundshme ketij shqetesimi.

Shoqatat mjedisore:

ANEP

EKOLEVIZJA

G&G GROUP

RCRD

VAZHDON

SEEP

SHKARKO APP