Matësat inteligjentë në të gjithë vendin

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, i kanë hapur thirrjet për të mbledhur ekspertët, të cilët do të hartojnë strategjinë e vendosjes të matësve të rinj.

Plani për ndryshimin e sahatëve që regjistrojnë në mënyrë manuale, me ata elektronikë, apo siç quhen në gjuhën teknike “smart” është pjesë e Projektit të Rimëkëmbjes së Energjisë dhe do t’i përmbahet 4 objektivave. ”Zëvendësimit të matësve manualë me ata inteligjentë; eliminimin e leximit të energjisë nga faturisti; reduktimin e kostove për personat që janë debitorë dhe zëvendësimin e sistemit aktual të matjes në tensionin e mesëm”.

Në konsulencën që do të ofrojnë ekspertët, qeveria kërkon që të jepen zgjidhje edhe të anës financiare të projektit duke dhënë disa alternativa: zbatim i tij me fondet e OSHEE, apo përmes Partneritetit Publik-Privat. Në një reagim të bërë për mediat, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se nuk ka asnjë vendim për formën se si do të realizohet ky projekt. ”Sqarojmë se bëhet fjalë për shërbim konsulence ndërkombëtare, që të hartojë strategjinë e matjes së energjisë elektrike, mbi të cilën do të referohen në të ardhmen institucionet e linjës dhe nuk ka asnjë vendim për vendosje matësash elektronikë me Partneritet Publik Privat, sikurse është përmendur në media”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?