”Matrix”, Dervishi: SPAK mund t’i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet

Gazetari Ferdinand Dervishi teksa flet për aplikacionin ”Matrix”, se SPAK do ti jap krimit goditje shumë të fortë. ”SPAK ka bërë punë por veçojmë punën me krimin e organizuar. Ti kushtohet rëndësi dhe kësaj platforme. Koha e përdorimit të Matrix është 2001-2004. Sky Encro u thyen në 2021, dhe u fut në lojë platformë.

Ka pasur dhe të tjera, një tjetër është thyer në Gjermani. Duke mbuluar këtë periudhë që nuk kishim informacion. Kemi shpresë për informacione të kësaj periudhe bosh. Nëse do kemi dhe SPAK me këtë fuqi, për mendimin tim krimi do marrë goditje të fortë. Madje përfundimtare”.

Pritet që komunikimet e zbuluara nga autoritetet e huaja ti jepen SPAK. Bandat kriminale kanë tepër fuqi, e po nuk u goditën sipas tij, mund të kemi një rast si ai i Falcones në Shqipëri.

”Në goditjen ndaj tij është vënë re grupim i madh i disa bandave. Të themi 100 vetë. Vetëm në vrasjen e Brilant Martinaj kanë qenë 16 veta nga grupi i Niklës. Angazhimi në një të vetën i këtyre bandave, çfarë pikëpyetjeve mund të vëmë ne. A mund të bëjnë këta një atentat si Falkones? E kanë të gjithë fuqinë. Për këtë duhet ti biem çangave të alarmit. Nëse krimi kryhet mbi shtetin, atëherë shteti ka mbaruar. Por SPAK nuk intimidohet nga kjo pjesë. Godet dhe më të fortin”.

SHKARKO APP