Matura 2021, dalin datat se kur do të zhvillohen provimet

Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zhvillohen provimet e maturës për vitin 2021, të cilat do të zhvillohen duke respektuar masat anti-covid. Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet me datë 3 qershor, ndërsa provimi i letërsisë do të zhvillohet me datë 7 qershor. Për lëndën e matematikës provimi është vendosur që të zhvillohet me datën 11 qershor dhe lënda me zgjedhje me datën 15 qershor.

Provimet do të zgjasin 2 orë e 30 minuta dhe do të nisin në orën 10:00. Provimet e maturës do të zhvillohen në qendrat e provimeve të përcaktuara nga Komisioni i maturës shtetërore në ZVAP, mbështetur në rregulloren e maturës shtetërore.

Pak ditë më parë ministrja e Arsimit, Evis Kushi së bashku me një përfaqësi nga parlamenti i nxënësve të zhvilluar online iu përgjigje edhe disa prej interesave të tyre lidhur me zhvillimin e provimeve të maturës. Kushi tha se rezultatet do të shpallen brenda datës 30 qershor ndërsa diplomat do të shpërndahen deri më 15 korrik. Ministrja gjithashtu shpjegoi dhe pragun e kalueshmërisë në këto provime e cila është 15 pikë nga 60 që ka testi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?