Matura, brenda 28 gushtit publikohen emrat e fituesve

Të gjithë maturantët që kanë aplikuar në një prej programeve të studimit në Universitete për vitin akademik 2018-2019, brenda 28 gushtit mund të njihen me rezultatet. Sipas kalendarit, në këtë periudhë do të afishohen dhe publikohen listat me renditjen e aplikantëve, ndërsa regjistrimi i fituesve në raundin e parë do të bëhet nga 30 gushti deri në 12 shtator.

Por kandidatët për Universitete kanë të drejtë që në 13 shtator të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar dhe të riaplikojnë në raundin e dytë. Riaplikimet në portalin i-Albania mund të kryhen sërish nga maturantët në afatin kohor 15-20 shtator 2018, çka do të shënojë dhe hapjen e raundit të dytë. Ndërkohë afishimi dhe publikimi i listave të renditjes së aplikantëve në këtë raund do të bëhet brenda 25 shtatorit 2018, e më tej në datat 27 shtator- 6 tetor fituesit mund të regjistrohen pranë sekretarive mësimore.

Edhe në raundin e dytë, maturantët kanë mundësi që të çregjistrohen sërish nga programi i studimit ku u shpallën fitues për të riaplikuar sërish në raundin e tretë. Të gjithë ata kandidatë që kanë aplikuar në një prej degëve të studimit në Universitete në raundin e dytë, por ende nuk janë regjistruar, kanë mundësi të regjistrohen pranë sekretarive mësimore në datat 9-13 tetor të këtij viti. Sakaq, aplikantët që nuk janë shpallur fitues as në Raundin e parë, as në Raundin e dytë, mund të riaplikojnë sërish në afatin kohor 15-18 tetor 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, regjistrimi i kandidatëve të miratuar në sekretaritë mësimore do të bëhet në 19 dhe 20 tetor për ti dhënë fund kështu procesit të aplikimit dhe regjistrimit në universitete për vitin e ri akademik 2018-2019. Çdo raund do të përbëhet nga 7 faza 48-orëshe secila.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?