Matura, dalin fituesit e degëve në Fakultetin Ekonomik
Fakulteti Ekonomik pjesë e Universitetit të Tiranës, ka shpallur sot listat e fituesve për maturantët që kanë aplikuar vazhdimin e studimeve në degët e këtij fakulteti. Fakulteti jep detaje për mënyrën sesi mund të dalloni nëse jeni fitues sipas raundeve. Bëhet me dije se në datën 30 gusht nisin regjistrimet në këtë fakultet. Në njoftim thuhet se:
“Deri tek vija e kuqe janë fituesit e fazës së parë të raundit të parë, sipas çdo dege. Në datën 30 Gusht fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë, sipas njoftimit bashkëngjitur. Nëqoftëse ndonjë prej jush ka ankimim për rezultatin e shpallur, kërkesa mund të dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore, FEUT, në datën 29 Gusht. Përgjigjia do të merret brenda 24 orëve.
Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe, edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në FE, mbeten ende 380 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Përveç kësaj, shumë kandidatë janë shpallur fitues edhe në Fakultete të tjera.”
Klikoni KËTU
KOHA JONË SONDAZH

