Matura, dalin notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Janë bërë publike rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ministria e Arsimit ka shpërndarë listën me numrat identifikues dhe notën. Provimi është bërë disa ditë më parë.

“Ky ishte provimi i gjuhës shqipe dhe letërsise, të cilin e kryen në total 29731 maturantë. 383 maturantë kanë marrë notën 4.00 duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45”, thuhet në njoftim.

Për t’u njohur me listën e plotë, kliko KËTU

SHKARKO APP