Matura, rezultatet jo më vonë se 30 qershori

Provimet e maturës shtetërore tashmë do të korrigjohen online, duke garantuar standarde dhe siguruar transparencë. Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me lajmin e mirë për transformimin e Maturës Shtetërore falë revolucionit dixhital 2020.

”Mirëmëngjes me lajmin e mirë që revolucioni dixhital 2020 transformon Maturën Shtetërore, duke garantuar standardet, siguruar transparencën, përshpejtuar korrigjimet dhe larguar dorën e njeriut nga përcaktimi i saktësisë së përgjigjeve, ju uroj një fundjavë të qetë”.

Me anë të korrigjimit dixhital të provimeve rritet cilësia në arsim, nuk ka administratorë sekretimi, është dixhitalizuar korrigjimi i provimeve, është shmangur sekretimi i gabuar, si dhe do të ketë saktësi dhe shpejtësi në korrigjim. Ky korrigjim dixhital ofron një klimë më të qetë për maturantët, ndërsa shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se data 30 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?