Matura shtetërore – Publikohen afatet kohore për monitorimin dhe vlerësimin e tezave

Bëhen publike afatet kohore për vlerësimin e provimeve të maturës shtetërore. Këshilli i Ministrave ka miratuar udhëzimin e Ministrisë së Arsimit duke vendosur si afate datat:  për gjuhën e huaj 6 deri në 12 qershor, gjuhë dhe letërsi shqipe 10 deri në 16 qershor, matematikë 15 dhe 21 qershor   dhe për lëndët me zgjedhje, 22 deri në  30 qershor. Në udhëzim përcaktohen dhe masat e sigurisë që do të shoqërojnë procesin  e  monitorimit të testeve.

Sipas  Vendimit të publikuar në fletoren zyrtare,  tezat e provimeve   do të ruhen  me shërbim  24-orësh nga Policia e Shtetit duke filluar që nga datat 6 qershor deri në fund të procesit. Po ashtu masa sigurie  do të merren edhe për  transportin e  testeve nga Tirana për në secilën nga qendrat e vlerësimit,  të cilat janë  Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë dhe anasjellas.

Për drejtimin dhe mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit, Qendra e Shërbimit Arsimor do  të caktojë në çdo qendër dhe për secilin provim dy specialistë, të cilët do të përzgjidhen dhe të trajnohen prej saj. Ndërkohë që është caktuar edhe grupi i administrimit dhe monitorimit të procesit të vlerësimit të provimeve, i cili  përbëhet nga një përfaqësues i Qendrës së Shërbimit Arsimor, një nga ministria e Arsimit  dhe një nga drejtoria  arsimore  rajonale përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?