Matura Shtetërore, sot provimi i matematikës me 25 pyetje

Maturanët i nënshtohen sot provimit të detyruar të maturës shtetërore, matematikës.

Mbi 46.000 maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtohen testit për 2 orë e 30 minuta.

Testimet janë shpërndarë më heret në shkolla nëpëmjet postës shqiptare ndërsa shkollat ruhen me efektivë policie për mbarëvajtje të këtij testimi.

Testi i matematikës përmban 25 pyetje në total, 12 me zhvillimin dhe 13 me alternativë.

Maturantët duhet t’i përgjigjen saktësisht 20% të pyetjeve që të kalojnë.

Testimi i radhës është ai i 19 qershorit për lëndët me zgjedhje. Provimet e maturës shtetërore janë të nevojshme jo vetëm për mbylljen e arsimit parauniversitar por përcakton edhe hyrjet në universitete.

Rezultatet e testit të gjuhës së huaj janë afishuar në shkolla, ndërsa përgjigjet e letërsisë pritet të publikohen në 12 qershor.

SHKARKO APP