Maturanët kundër Ministrisë: 3 ditë për një provim, shumë pak

Maturantët do të kenë më pak kohë në dispozicion për tu përgatitur për provimet e maturës. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit që mban datën 12 dhjetor të këtij viti, katër provime do të realizohen në harkun kohor të 11 ditëve. Për ta kjo kohë është e pamjaftueshme për tu përgatitur. “Personalisht mendoj se nuk është normale për shkak të ngarkesës. Tre ditë kohë për provim mature është një limit shumë i vogël”.

Koha e shkurtër për tu përgatitur do të ndikojë edhe në rritjen e stresit dhe si pasojë edhe në rezultatin përfundimtar. “Duhet të kishte më shumë edhe për menaxhimin e stresit. Do ndikojë, do dalim me rezultate të dobëta”.

MAS ka vendosur edhe një sërë rregullash për maturën shtetërore, të cilat parashikojnë masa më të rrepta për maturantët dhe administratorët që konstatohen me shkelje. Për të marrë një notë kaluese, maturantëve do tu dihet të marrin jo më pak se 25% të pikëve ndërsa sipas rregullores rezultatet e provimit duhet të shpallen jo më vonë se data 30 qershor.

SHKARKO APP