Maturantët dobët në gjuhën shqipe, asnjë 10 absolute

Të rinjtë shqiptarë njohin më mirë gjuhën e huaj dhe gjithnjë e më pak shqipen. Këtë fakt e tregojnë rezultatet e provimeve të maturës shtetërore, që nxjerrin problemet në shkolla e tekste, ndërsa shpërblehet investimi i prindërve ndër vite për gjuhët e huaja.

Në provimin e anglishtes 63 maturante kanë marrë pikët maksimale të testit dhe 10 absolute, 31 në matematike, ndërsa në gjuhë shqipe e letërsi asnjë gjimnazist në rang nuk ka arritur maksimumin e pikëve.

Për profesorët e letërsisë e dhe gjuhës shqipe, rezultatet e kësaj mature nuk janë vetëm shifra. Shefja e departamentit të letërsisë në fakultetit filologjik Lili Sula thotë se kjo vjen për shkak të problemeve të teksteve, nivelit të mësuesve dhe politikave jo të mira të ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefja e departamentit të letërsisë i cilëson të dështuara politikat e ministrisë në arsimin para universitar dhe atë të lartë. “Boll dhe mjaft me reforma politike dhe fushatore”, thotë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?