Maturantët kundër mesatares 8 për mësues
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë një seance plenare në korrik të 2019, tha se mesatarja për në Universitet shkon në 7, ndërsa në fushën e mësuesisë ndryshimi është edhe më i madh. Pa mesataren 8 për t’u regjistruar në ciklin e parë të studimeve të larta, nxënësit nuk do të bëhen dot mësues. Një maturante thotë se “Mendoj që duhet të qëndronte ashtu siç ishte se krijon pengesa. Mua personalisht ka pasur lëndë që më është ulur nota dhe kot ne gjimnaz dhe në fakultet e kam mesataren me të lartë se në gjimnaz”.
Cilat janë pasojat?
“Së pari do të sillte largimin e studentëve se edhe gjermania i pranon me mesatare 6″. Kjo lloj rritje do prodhojë efekte negative për sa i përket ekzistencës së universiteteve në rrethe ose do kthehen në kolegje profesionale ose do mbyllen totalisht si fakultete. Kjo do të sjell përqendrimin e tyre drejt Tiranës”.
Vetëm për regjistrimin në fakultetin e gjuhëve të huaja, mesatarja është ulur nga 7.5 në 7, duke e përjashtuar si pjesë të programit të mësuesisë sic ka qenë më parë.
“E përshëndes vendimin për rishikim e mesatares për fakultetin e gjuhëve të huaja se kam qenë i bindur ne nuk jemi fakultet thjesht mësuesi por i gjithanshëm. Dhe pjesa që do jenë mësues të ardhshëm e ndjekin këtë në master”.