Maturantët mbyllin provimin e parë, me datë 7 është provimi i Gjuhës Shqipe
Afro 34 mijë maturantë i’u nënshtruan sot provimit të parë të Gjuhës së Huaj, nën masat anti-covid. Mësohet se testi u zhvillua në 208 qendra provimesh.
Pas përfundimit të provimit të gjuhës së huaj, disa prej tyre janë parë të gëzuar. Më pas më 7 qershor vijohet me provimin për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, Matematika më 11 qershor dhe e përmbyllin me testin e lëndës me zgjedhje më 15 qershor.
Edhe këtë vit, veç rregullores së maturës, nxënësit duhet të zbatojnë masat anti-covid, distancën dhe mbajtjen e maskave gjatë kohës së provimit. Provimi i Anglishtes nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 12:30.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, i uroi dje maturantëve suksese në provimet e maturës. ”Dua t’u siguroj që në këtë pikë ne jemi dhe do të vijojmë të jemi shumë të kujdesshëm, në mbështetjen tuaj, në mënyrë që secili prej jush të vlerësohet, nga njëra anë duke konsideruar vështirësitë e këtij viti, por nga ana tjetër edhe me meritokraci, duke bërë dallimin e më të mirëve”.