Maturantët me sytë drejt Gjermanisë
Maturantë gjithmonë e më shumë, shohin vendet e BE-së si mundësinë e artë për të ndërtuar themelet e një jete të mirë. Tani që provimet e maturës kanë mbaruar dhe maturantët po shohin degët për në Universitet, ka prej atyre që po shihin për Universitet në Gjermani. ”Si fillim investimi i madh që kam kryer që në klasë të gjashtë, një punë e palodhshme për të qëndruar në klasat e gjermanishtes, që dihet që kanë qenë më të vështira. Gjithashtu mendoj se në Gjermani ka një cilësi më të lartë të arsimit. Është një vend i mundësive, sepse promovon degë të ndryshme. Rreth 14 mijë degë për bachelor dhe master. Po Gjermania ka bursa shumë, edhe bursa për mensën, për konviktin. Kur kam dëgjuar për bursën e mensës kam qenë kështu e habitur, ekziston një bursë që ti të hash falas”, shprehet një maturante.
KOHA JONË SONDAZH

