Maturantët në panik për provimet: Matematika nuk kuptohet me mesazh zanor
Mësimi online nuk është aq i arrirë sa Ministria e Arsimit thotë. Maturantë kanë vështirës në të kuptuarit të lëndëve që do të japin për provime. Frenki Çipi është maturante në një prej gjimanzeve në kryeqytet dhe thotë se tashmë janë përshtatur me këtë lloj mënyre të të mësuarit por që po hasin vështirësi të tjera sidomos me lëndët shkencore. ”E rëndësishme është që të punojmë të pavarur në shtëpi. Kjo është paksa e vështirë se nuk jemi të motivuar, kemi gjithë mjetet elektronike si telefoni apo laptopi që nuk na lejnë të cohemi nga krevati dhe të mësojmë. Por është e rëndësishme të vetëinkurajohemi sepse jemi përballë një kapitulli shumë të rëndësishëm të jetës sonë. Unë, duke qenë se jam në zgjedhje shkencore është pak e vështirqë që fizika, matematika dhe kimia të kalohen thjesht me një shpjegim në letër apo me një voice message në ëhats app. Vështirësia qendron më tepër te lëndët shkencore”.
-Tashmë ka ndryshuar mënyra e të mësuarit për ty. Sa e ke adaptuar si mënyrë?
Në fakt është pak e vështirë që të rregullohen dhe të menaxhosh të gjitha mësimet online. Kjo sepse është ndryshe ambientet që të ofron klasa dhe shpejgimet që të bën zysha në klasë dhe ndryshe online. Kjo ka qenë e vështirë edhe për mësueset që të ambientohen për mënyrën si të nisin materialet online por edhe për nxënësit të cilët duhet të mësohen të jenë pak audodidaktë, ndoshta kjo është dhe e mira e kësaj situate që na mëson të jemi pak të pavarur dhe most ë varemi vetëm te ajo çfarë zyshat na ofrojnë.
-Cilat janë problematikat më të shumta, ku hasni vështirësi në komunikimin që keni me mësuesit tuaj?
Vështirësia qendron në faktin se ndoshta ka disa paqartësi të cilat edhe neve na duket sikur bëhemi të bezdisshëm nëse i pyesim mësueset gjatë gjithë kohës për gjërat që nuk kuptojmë. Këtë e them nga vetë eksperienca, duke qenë se jam në zgjedhje shkencore është pak e vështirqë që fizika, matematika dhe kimia të kalohen thjesht me një shpjegim në letër apo me një voice message në ëhats app. Vështirësia qendron më tepër te lëndët shkencore.
-A është efikase kjo mënyrë e të mësuarit? Për ju është dhe një moment i rëndësishëm sepse keni provimet e maturës? Frikësoheni se do ti humbisni ato dhe vitin shkollor?
Personalisht mendoj se matura është shumë e rëndësishme për të gjithë dhe sado paksa psikologjikisht nuk duam që këto teste të realizohen, është shumë e rëdnësishme që ato të bëhen. Ne duam që ato të bëhen në mënyrën e duhur pavarësisht se ministrja ka thënë se nuk do të anulohen. Ne është e rëndësishme që të punojmë të pavarur në shtëpi. Kjo është paksa e vështirë se nuk jemi të motivuar, kemi gjithë mjetet elektronike si telefoni apo laptopi që nuk na lejnë të cohemi nga krevati dhe të mësojmë. Por është e rëndësishme të vetëinkurajohemi sepse jemi përballë një kapitulli shumë të rëndësishëm të jetës sonë. Në fakt ka patur raste që jam shkëputur paksa nga mësimet dhe kam parë lajmet dhe gjërat që po ndodhin jashtë shtëpisë. Aty jam frikësuar se kam menduar se bota po shkatërrohet dhe unë po vras mendjen për mësimet. Duhet ta marrim me pozitivitet dhe mos stresohemi kaq shumë për gjërat që tani duken pak më dytësore se shëndeti jonë.
-Ju kanë dhënë një zgjidhje nëse nuk do të zhvillohen këto provime, do të ketë një moment të dytë apo një mënyrë tjetër alternative?
Një alternativë të dytë nëse nuk zhvillohen normalisht provimet ne nuk e kemi. Shpresoj që edhe nëse këto teste realizohen mësueset të na mirëkuptojnë sepse jemi në situatë të vështirë, dhe të fokusohemi më shumë te lëndët që do të japim në provim. Ditët e fundit jemi lidhur elektronikisht me të gjithë mësuesit, me lëndët si fiskultura, ekonominë që ndoshta personalisht nuk i shoh të rëndësishme për atë që dua të bëhem. Janë treguar të dashur me ne. Ato videot janë më të bukura sepse lidhemi më shumë me ta.
-Edhe lëndën e fiskulturës po e zhvilloni online. Si?
Fiskultura është bashkangjitur në këtë platformë ditët e fundit. Mësuesit na kërkojnë video si të bëjmë ushtrime në kushte të shtëpisë. Unë e bëra videon dje, dhe është mirë që edhe gjatë përditshmërisë t’i bëjmë këto ushtrime, sepse të ndenjurit në shtëpi për rreth një muaj është pak e vështirë për të qendruar të shendetshëm.
-Po mësuesit si po e përballojnë? Çfarë ju thonë nga komunikimet që keni?
Frenki Çipi: Dje gjatë videos që po bënim me zyshën e fizikës, u shpreh se zysha e pati të vështirë të përshaten duke qenë se janë brez tjetër dhe në moshën tonë nuk kanë mundur të aksesojnë të gjithë pajisjet elektronike, por ia kanë dalë me sukses. Na kanë dërguar shumë materiale të vlefshme.
-Çfarë mesazhi do u jepnit gjithë bashkëmoshatarëve tuaj?
Sa herë çoheni në mëngjes të shkruajmë në një bllok me gjërat që duhet të arrijmë sot, në mënyrë që mos na ikë rutina dhe të bëjmë gjërat që duhet.
/Intervista për ”Report TV”/