Maturantët nisin konsultimet në gjimnaze
Matura Shtetërore këtë vit pëson disa ndryshime në përmbajtje e vlerësim. Maturantët do të testojnë njohuritë në katër provime, një më pak se viti i kaluar, ndërsa përgatitjet gjimnazistët i kanë nisur 3 muaj para. Të vendosur dhe me dëshira të qarta maturantët kanë nisur përgatitjet për provimet. Testimet jane tre muaj larg por orët e gjata mbi libra tashmë kanë nisur.
”Personalisht kam nisur deri tani sepse mendoj se vetëm 1 muaj është një kohë e shkurtër për të mësuar gjithë lëndët që kemi për provim, duke llogaritur lëndët me zgjedhje dhe lëndët me detyrim”. Matura e ketij viti do të jetë ndryshe. Gjimnazistët do të testojnë njohuritë e tyre vetëm ne katër lëndë nga pesë që ishin një vit më parë.
”Maturantët do kenë tre provime të detyruara, Matematikë, Letërsi dhe Gjuhë e huaj dhe provimi me zgjedhje që konsiston në një nga lëndët e vendosura me udhëzim”. Drejtorja e gjimnazit “Partizani”, një prej 5 shkollave të mesme më të mira në Tiranë, shprehet se konsultimet kanë nisur prej muajit janar.
”Nxënësit kanë nisur të përgatitin në shkollë dhe me mënyrat e tyre individuale. Mendojmë se shumë shpejt do jemi gati për provime”. Në 7 qershor 36 mijë maturantët do të japin provimin e gjuhës së huaj, 5 ditë më vonë atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ndërsa në datat 17 dhe 22 qershor do të testojnë njohuritë ne matematikë dhe provimin me zgjedhje.
KOHA JONË SONDAZH

