Maturantët që duan të vijojnë studimet – Aplikimet, në portalin “U-Albania” nga 30 korrik-4 gusht

Maturantët të cilët  janë kandidatët, për ndjekjen e studimeve  të larta  në programet e ciklit të parë të studimeve, profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online në portalin U-Albania. Secili maturant ka të drejtë të zgjedh  10 programe studimi nga lista e programeve, që ofrohen nga IAL-të publike dhe  jopublike, por para zgjedhjes së  preferencave  kandidatët  për student duhet të paguajnë tarifën prej 2 mijë lekësh nga data 5 qershor deri në 15 korrik pranë  zyrave të postës shqiptare.

Nga data 30 korrik deri në 4 gusht  aplikimet në portal do të bëhen  përmes  formularit online të aplikimit mbi bazë  të notës mesatare,  nga kjo përjashton vetëm ata që  zgjedhin arsimin profesional. Brenda datës 28 gusht,  të gjitha IAL publikojnë listat e renditjes së aplikantëve fitues, ndërsa nga data 30 gusht deri në 12 shtator të gjithë maturantët e shpallur fitues  në raundin e parë  regjistrohen pranë  sekretarive përkatëse të universitetit  ku  dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Për aplikantët të cilët duan të ndryshojnë  program studimi e vetmja datë për tu çregjistruar dhe për të tërhequr dokumentat është 13 shtatori. Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza dhe  në rast mosplotësimi kuotash  vija e kuqe zhvendoset. Faza për plotësimin e këtyre kuotave vijon deri në 12 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të gjithë ata maturantë të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen apo  nuk janë shpallur fitues në raundin e parë   kanë këtë mundësi në  raundin  e dytë të të aplikimeve  që është në datat 15 deri në 20 shtator . në 25 shtator IAL publikojnë listat  dhe  fituesit  do të kryejnë procesin e regjistrimit  në datat 27 shtator deri në 6 tetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?