Mazhoranca sot, Opozita nesër

 

PS dhe LSI kanë thirrur sot në orën 18:30 simpatizantët dhe mbështetësit e saj për të mbyllur fushatën për Erion Veliajn. Në një program të përbashkët, Erion Veliaj do të ketë përkrah Edi Ramën dhe Ilir Metën. Dy bashkëdrejtuesit e koalicionit do të mbajnë fjalën e tyre, pak pasi disa përshëndetjeve të kandidatëve për këshilltarë. Nga PS mësohet se do të flasin kryesuesit e listës së këshilltarëve Klodeta Dibra e Elisa Spiropali, ndërsa nga LSI-ja, Erisa Xhixho e Shezai Rrokaj. Më pas do ta marrë fjalën Meta dhe Rama për të bërë apelet e fundit në kërkim të votës për Veliajn dhe për partitë përkatëse. Fjalën e fundit do ta ketë kandidati për Tiranën. Ky aktivitet nuk ka parashikuar evente komerciale, si koncerte apo ekzagjerime të tilla. Në sfond do të jetë kënga e njohur tashmë “Mbaj drejtimin e duhur” dhe në vëmendje do të jenë fjalimet politike. 

Sondazhet e derisotme e nxjerrin fitues Eron Veliaj. Por pritet e diela në darkë që të filloj të flas vota e popullit në kuti.

Nesër në orën 19:00 edhe opozita do të mbyllë fushatën e saj në kryeqytet me një miting po në sheshin “Nënë Tereza”. Basha së bashku me aleatin e tij, Fatmir Mediu do të mbështesin Halim Kosovën dhe do të përsërisin qëndrimet e tyre për ofertën e re demokrate. As në këtë rast, nuk janë parashikuar festime në këtë takim, por vetëm fjalimet politike të kandidatit për kryebashkiak dhe të atyre për këshillin e kryeqytetit, të kryesuar nga Reila Bozdo. Ajo që vihet re është konsensusi mes dy palëve për të toleruar njëra-tjetrën në oraret e mitingut përmbyllës, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme. 

Nesër Halim Kosova bën thirjen e fundit për vota dhe demokratët besojnë se do ta fitojnë bashkinë.

Gjithësesi deri më sot fushata e të dyve ka kaluar në mënyrë të kulturuar dhe duhen përgëzuar të dy si kandidatë civilë.

SHKARKO APP