Mazniku: Bashkinë e gjetëm me 4 miliardë lekë borxhe

 

“Situata, për fat të keq, nuk është e mirë. Qyteti e ka gjendjen financiare të ngarkuar, me shumë borxhe nga e kaluara. Kemi bërë një inventar të totalit të të ardhurave dhe shpenzimeve. Vit pas viti borxhet kanë zënë borxhin dhe sot gjendemi në një situatë, ku totali i borxheve të bashkisë është 4 miliard lekë. Kjo pothuajse, sa një buxhet i bashkisë në një vit të tërë”.

Kështu u shpreh nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku sot, teksa u ndal në situatën makro të projektbuxhetit 2016, duke folur fillimisht për gjendjen financiare në të cilën e la Bashkinë administrata e shkuar, si dhe projektet madhore që pritet të nisin vitin që vjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u ndalur te financat e bashkisë, ai tha se gjendja në të cilën u gjet Bashkia e Tiranës ishte mbushur me borxhe dhe fatura të papaguara për punë të kryera dhe për punë të kontraktuara dhe të parealizuara. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se në vitin 2015 bashkia kishte planifikuar 7 herë më shumë investime se sa buxheti vjetor i bashkisë për këtë zë.

Ndër masat që ka marrë Bashkia për të përmirësuar financat e veta, Mazniku ka përmendur se veç një administrimi shumë më efiçent të buxhetit, do t’i kushtohet një rëndësi e veçantë forcimit të administratës tatimore. “Të gjithë njerëzit, detyrimet që kanë ndaj qytetit duhet t’i paguajnë në mënyrë të drejtë. Gjatë këtyre dy muajve, të ardhurat e zyrës tatimore janë pothuajse dyfishuar. Nga funksionimi i duhur i administratës tatimore të ardhurat e qytetit janë rritur në mënyrë të ndjeshme, duke shëndoshur buxhetin e familjes tonë të përbashkët”, u shpreh Mazniku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?