Mazniku pret të deleguarën e Amerikës: SHBA mbështetës kyç në reformën për fuqizimin e pushtetit vendor
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka pritur në një takim Nancy Vanhorn, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Mischere Kawas, drejtore e USAID në Shqipëri.
Ministri thotë në fokus të diskutimit ishte potenciali i zhvillimit të njësive tona vendore për të rritur performancën e tyre ekonomike duke garantuar kështu shërbim cilësor dhe mundësi më të mëdha për qytetarët tanë.
“SHBA-të kanë qenë mbeshtetës kyç në reformën e fuqizimit të pushtetit vendor përmes programit PLGP të USAID dhe ne kemi ende shumë për të përfituar nga një bashkëpunim i afërt me aleatin tonë”, u shpreh ministri.
Postimi i plotë
Në takim me zonjën Nancy Vanhorn, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zonjën Mischere Kawas, drejtore e USAID në Shqipëri.
Diskutuam për potencialin e zhvillimit të njësive tona vendore për të rritur performancën e tyre ekonomike duke garantuar kështu shërbim cilësor dhe mundësi më të mëdha për qytetarët tanë.
SHBA-të kanë qenë mbeshtetës kyç në reformën e fuqizimit të pushtetit vendor përmes programit PLGP të USAID dhe ne kemi ende shumë për të përfituar nga një bashkëpunim i afërt me aleatin tonë.
Projekti inovativ i qendrës për sigurinë kibernetike vendore në Korçë, projekti per infrastrukturen arsimore ne 6 bashki, apo projektet e agroturizmit në bashkinë e Lezhës, të ndërmarrë nga ambasada, janë shembuj se si bashkëpunimi i jashtëzakonshëm mes shteteve tona mund të zbresë suksesshëm në nivel vendor.