Mazniku: Skuadrat e Bashkise se Tiranës, në terren për minimizuar problemet

 

Bashkia e Tiranës po merr të gjitha masat për të evituar problemet që janë krijuar nga rreshtjet e shiut në kryeqytet të cilat pritet të vijojnë. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku sqaroi se skuadrat janë sot në terren për të ndërhyrë në pikat më problematike ndërkohë që po vijohet me aksionin e nisur që në mujin gusht.  
 
“Ne kemi nisur një aksion të parë që prej muajit gusht e shtator për të hapur gjithë kanalizimet që mund të hapnim në këtë periudhë, por kjo është një çështje që nuk është e zgjidhshme në një apo dy muaj, do kohën e vet. Disa kanalizime, si ky që kemi pas nesh, nuk është hapur prej më shumë se 4 vitesh, për t’u pastruar në tërësinë e tij. Ne po marrim masa emergjente dhe kemi gjithë skuadrat në rrugë sot, në mënyrë që gjithë ato pika që ne dimë se janë problematike, të bëjmë maksimumin e mundshëm për t’i pastruar, që gjatë reshjeve të ditës së sotme dhe nesër të kemi më pak probleme se ç’patëm dy ditë më parë. Duhet t’u themi qytetarëve atë që është realiteti, që gjatë ditë së nesërme pritet të ketë sërish probleme me disa rrugë të caktuara, aty ku ka pasur problem”, – tha zoti Mazniku.
 
Nënkrytari i Bashkisë pohoi se ndërhyrjet mund të minimizojnë problemet por do të duhet shumë më tepër kohë për të zgjidhur një problem të trashëguar prej vitesh. “Hapja e gjithë kanaleve dhe pastrimi në tërësinë e tyre mund të rikuperojë një pjesë të madhe të këtij problem, por ky nuk është gjithë problemi. Një pjesë do jetë kryerja e investimeve të mëdha, krijimi i ujësjellësve më të mëdhenj”, – tha ai. 
 
Mazniku theksoi se ndërkohë do të vijojë puna për të prishur të gjitha ndërtimet mbi kolektorë. 

SHKARKO APP