MB-opozitës: Shfokusimin nga objektivi kundër grupeve kriminale

Ministria e Brendshme, reagoi ndaj akuzave të opozitës për çështjen e Rexhep Rrajës përmes zëvendës/ministres Romina Kuko.

Në një dalje për mediat ajo tha se: “Tentativat për përdorimin politikisht të policisë së shtetit, kanë si qëllim shfokusimin nga objektivi strategjik dhe operacional kundër grupeve kriminale. Institucionet nuk bazohen në shpërthime emocionale por dispozita ligjore dhe standarde”.

Sipas Kukos, menjëherë pas denoncimit të Xhisiela Malokut, brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues nga policia duke pezulluar dhe proceduar penalisht në prokurori punonjësin, i cili nuk veproi konform ligjit dhe procedurave standarde.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?