Mbahen homazhe në nder të Mirush Kabashit

Mbahen homazhe në nder të aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundje të rëndë. Që nga ora 10:00 deri në 13:00, në nder të tij, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u zhvilluan homazhe.

Në shenjë respekti për aktorin, në homazhe kanë marrë pjesë artistë të njohur, kolegë të Kabashit, të afërm, dashamirës dhe përfaqësues të politikës shqiptare.

Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

SHKARKO APP