Mbahet Kursi i Lartë i Sigurisë, për herë të parë pjesëmarrës nga Europa

 

Nën vazhdën e pasigurisë që është krijuar në vend, Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi në ambientet e komisionit, një takim me kursantë të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM).

Në këtë takim, ka qenë pjesëmarrës dhe pritës i këtij grupi, Kryetari i Komisionit z. Spartak Braho, së bashku me Sekretarin e Komisionit, z. Piro Lutaj. Nuk ka munguar dhe prezenca e z. Luan Rama, si anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe si ish-Ministër i Mbrojtjes. Në fokus, Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM) që në fakt është kursi më i lartë në piramidën e arsimit ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. E veçanta e këtij kursi është se zhvillohet në gjuhën angleze. Pjesëmarrës në këtë takim ishin, ushtarakë të gradës kolonel në FA dhe në vendet e rajonit dhe më gjerë, si nga institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së RSH. Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, është se pjesëmarrësit nuk  janë vetëm nga Shqipëria por ka një shtrirje më të gjerë, duke përfshirë pjesëmarrës nga; Kosova , Maqedonia, Turqia , Greqia, Italia , Gjermania dhe Georgia.

Swiss Digital Desktop Reklama

KLSM ka një kohëzgjatje prej tre muajsh. KLSM synon të trajnojë ushtarakë me gradën kolonel dhe nën kolonel ose civilë ekuivalentë me ta, në tre fusha themelore: shkëmbim i përvojës midis vendeve të rajonit në fushën e sigurisë dhe reformave të mbrojtjes; të eksplorojë rrugët e përbashkëta për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit; të promovojë përpjekjet e përbashkëta në mbështetje të integrimit euroatlantik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi ishte në një format shumë të hapur diskutimi,  ku pjesëmarrësit u njohën konkretisht me  rolin dhe ndikimin e institucionit të Kuvendit me anë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Kol. Clirim Toci, shprehu vlerësimin në emër të kolegëve, për çka u informuan dhe për organizimin e kësaj vizite, duke shprehur se edhe në të ardhmen dëshirojnë të ketë takime të njëjtit format.

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?