Mbahet në Apel gjyqi për Ervin Salianjin, deputetët e opozitës në mbështetje të kolegut të tyre

Mbahet sot në gjykatën e Apelit seanca për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Në mbështetje të Ervin Salinajit kanë shkuar në Gjykatë kolegë demokratë, si Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula dhe Asllan Dogjani.

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës, Fatmir Xhafaj.

Pas denoncimit të tij, opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

 

SHKARKO APP