Mbahet në burg nusja që helmoi vjehrrën, lirohet hoxha, vjehrri dhe kushuriri
Marjana Çmeta dhe i shoqi
Gjykata e Apelit ka marrë vendim të mbajë në burg Marjana Çmetën, nusen që helmoi vjehrrën e saj dhe të lirojë, hoxhën Hysen Shehu, vjehrrin Agim Lami dhe kushurin e tij Arben Saliu, të mbajtur në burg për moskallëzim krimi. Për vjehrrin Agim Lami, gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje.
21-vjeçarja Marjana Çmeta, nënë e një foshnjeje 5-muajshe, helmoi me fotoksinë nënën e të shoqit, 48-vjeçaren Lirije Lami, me bindjen se ajo ishte shkaktare e ndarjes së saj dhe se ishte “magjistricë”.
Nusja e rrëfeu krimin tek hoxha Hysen Shehu, i cili vuri në dijeni të shoqin e nuses; ky i fundit denoncoi në Polici nusen e vet si vrasësen e së ëmës.
KOHA JONË SONDAZH

