Mbahu Angela! Merkel humb ekuilibrin në skenë (Foto)

 

Të gjithë kanë provuar një herë në jetë të rrëzohen apo të pengohen. Kësaj dukurie nuk mund t’i shpëtojnë edhe njerëzit e pushtetshëm, ose e thënë ndryshe gruaja më e pushtetshme në botë.    

Kancelarja gjermane Angela Merkel është penguar dhe për pak sa nuk është rrëzuar gjatë një konference të partisë CDU.

Dhe nga mosha, 61-vjeçe, por edhe nga angazhimet e shumta, Merkel edhe mund të justifikohet teksa  papritur humbi ekuilibrin. Ajo ishte duke zbritur shkallët gjatë eventit të organizuar në Karlsruhe.

Kur u pa se humbi ekuilibrin,  në këtë moment shihet Guvernatori i Bavarisë Horst Seehofer, i cili i ofron ndihmë.

Merkel e mban veten dhe ngre dorën për ta sinjalizuar se është mirë.

Incidenti ndodhi pak momente pas fjalimit të Seehofer.

SHKARKO APP