Mbajti pe*g fëmijët, Aleks Marku: Që**ova se u ndjeva i kër*ënuar nga persona që nuk i njihja, por…

”U ndjeva i kërcënuar nga persona që nuk i shihja por më tha djali”, kështu tha në sallë e gjyqit Aleks Marku për të cilin Gjykata e Durrësit caktoi “arrest në burg”. 40-vjeçari u arrestua nga forcat RENEA të mërkurën, pasi qëlloi me automatik dhe mbajti peng dy fëmijët e mitur.

40-vjeçari në dëshminë e tij pas arrestimit deklaroi se ka qëlluar me armë pasi dyshonte se po e sulmonin brenda banesës që kishte marrë me qira buzë detit në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Nga deklarimet në sallën e gjyqit krijohet përshtypja se duke parë gjendjen e babait, që dyshohet se ishte nën efektin e narkotikëve, fëmijët e kanë vënë në lojë gjë që ka rezultuar fatale pas reagimit.

Prej pak javësh ishte vendosur me familjen në Durrës për t’i shpëtuar kërkimit të mundshëm policor pas thyerjes së masës së sigurisë “arrest në shtëpi” në shtetin fqinj Itali, ku është nën hetim për vjedhje.

SHKARKO APP