Mbajti peng ish-të dashurën, prangoset

Ka nga ata që mendojnë se mund të bëjnë ç'të duan me jetën e tjetrit. Një 23-vjeçar bie në pranga dy javë pas denoncimit pasi ka rrëmbyer në Tiranë dhe ka mbajtur nën presion dhe larg nga familjarët mbi 24 orë, ish- të dashurën e tij. Sipas burimeve nga policia, dy të rinjtë kishin pasur një lidhje dashurie me njëri-tjetrin, por Jurgen Mëziri përveç se e dashuronte mësohet se edhe e keqtrajtonte 22-vjeçaren, me iniciale E.Sh. Kjo e fundit vendosi të ndahej por pas këtij vendimi dhe kur vajza, me banim në kryeqytet, mendoi se e kishte lënë pas këtë histori, teksa ka qenë e ulur në një lokal, Jurgen Mëziri e ka marrë në makinë  etj me forcë. Ai ka përfituar nga rasti që në momentin e daljes nga lokali ajo ka qenë vetëm  dhe më pas e ka mbajtur më shumë se 24 orë ish- të dashurën larg nga familja e saj. Mësohet se pas rrëmbimit ai e ka çuar vajzën 22-vjeçe në disa hotele të Tiranës, por nuk dihet nëse ka përdorur dhunë ndaj saj. Pas më shumë se një dite vajza është kthyer në shtëpi dhe ka treguar gjithçka i ka ndodhur familjarëve të saj. Nëna e vajzës, B.Sh., nuk e ka duruar dot atë që i ka ndodhur se bijës dhe është drejtuar menjëherë në polici ku ka bërë kallzim ndaj Jurgen Mëziri. “Më 26 gusht 2015, shtetasja B.Sh, ka bërë kallëzimin se Jurgen Mëziri i ka marrë me dhunë vajzën e saj shtetasen E.Sh, 22 vjeç”, – thuhet në deklaratën e policisë. Policia e ka shpallur në kërkim Mëzirin që kur nëna e së resë bëri kallëzimin, por arriti ta vinte në pranga vetëm gjatë fundjavës.

SHKARKO APP