Mbajtja e maskës në shkollë, Shahini: Është detyrim (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një postimi në facebook, ka shpërndarë një video sensibilizuese mbi rëndësinë dhe rregullin e mbajtjes së maskës në shkollë.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Shahini në tekstin që shoqëron videon sensibilizuese.

Në video, janë 4 nxënës dhe një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, të cilët përcjellin mesazhe të rëndësishme mbi nevojën dhe rregullin e mbajtjes së maskës gjatë qëndrimit në shkollë.

SHKARKO APP