”Mban peng fëmijët”/Babai radikal në gjyq: Shkollat nuk janë të sigurta

Historia e babait radikal, nxiti një debat në publik. Po flasim për Roland Kryemadhin, i cili nuk lejon fëmijët që të shkollohen dhe kur u thirr për në gjykatë, ai kërcënoi policinë me armë. “Ne nuk kemi mundësi financiare t’i shkollojmë në shkolla private, në shkolla shtetërore nuk i dërgoj pasi janë të pasigurtë”,-kështu tha Roland Kryemadhi, i cili u arrestua më 3 qershor në Kamëz, pasi kundërshtoi me armë forcat e policisë.

Para gjykatës ai ka treguar se së bashku me gruan, vendosën që mos t’i çojnë fëmijët në shkollë, pasi shkolla nuk u garanton sigurinë e tyre. Në seancë u soll edhe gruaja e tij, e cila është gjithashtu e akuzuar.

Për gruan gjykata vendosi masën e detyrimit me paraqitje, duke zbutur atë të arrestit në mungesë, pasi nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Seanca e radhës është vendosur që të mbahet me 2 korrik. Për sa i përket masës së sigurisë, ai vijon të jetë në “arrest me burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?