Mbante armë zjarri në banesë, arrestohet një 42 -vjeçar në rrugën “Princ Vidi”

Policia e Tiranës ka arrestuar nja 42-vjeçar i cili mbante armë pa leje në banesë.

Operacioni u zhvillua sot në mëngjes, ndësra janë sekuestruar dy armë automatike dhe municion.

Identifikimi dhe kapja e të dyshuarit u bë nga informacione operative.

Njoftimi i policisë

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Gun”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet poseduesi.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Princ Vidi” një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dy armët e zjarrit, njëra prej tyre me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

SHKARKO APP