Mbaron takimi Rama-Meta. Dalin të sigurtë për vazhdimin e koalicionit

 

Mbaroi takimi mes Rames dhe Metes. Pas takimit Rama ishte i prere dhe paksa agresiv ne raport me ata qe kritikojne e hamendesojne. Rama tha se gjithçka eshte normale dhe ecen konform reformave te rena dakort me LSI. Kryeministri pohoi se nuk ka asgje penalizuese me median ne propjektin per shpifjen, por me te zgjedhurit e votuar qe shpifin do te miratohet projektligji. Rama dukej i vendosur ne raport me thatheshemet qe qarkullonin ne raport me qeverine.

Ndersa pak me pas doli Ilir Meta i cili ishte me i qeshur e diplomatik. Kreu i LSI tha se koalicioni vazhdon normalisht e pa probleme. Meta pohoi se qeveria po ecen mire dhe ne rrugen e duhur. Por nuk e permendi fjalen " energji te reja apo impulse''.

 

Mbyllet në orën 12: 30  takimi  mes dy aleatëve kryesorë të qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të parlamentit Ilir Meta në vilën qeveritare.Takimi ka nisur rreth orës 10:00 dhe të pranishëm janë dhe zyrtarë të lartë të LSI-së, por dhe të PS-së

Kur kryeministri u pyet nga gazetarët në se i ka kërkuar Meta ndryshime në qeveri Rama u përgjigj se nuk do të ndodhë asgjë nga fantazia e medias

A ju ka kërkuar zoti Meta ndryshime në qeveri?

Edi Rama: “Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, komentoni dhe nga ato që analizoni vetë në këtë aspekt. Janë fantazi që i krijoni vetë. Zgjedhjet ë parakohshme janë pjesë e kësaj fantazie”.Kam thënë që nuk bëj ndryshime në qeveri, por nuk kam thënë që asnjë ministër nuk ka të drejtë të japë dorëheqjen.

 

Në takim ishin Gramoz Ruçi, kreu I grupit të PS-së, ministri I Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti Erjon Braçe, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.Në takim nga LSI janë Petrit Vasili, kreu I grupit të LSI-së dhe deputeti Spartak Braho.

Rreth orës 11:30, 3 ministrat kanë lënë vilën qeveritare, ndërsa është parë të hyjë kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. I pranishëm është dhe ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Piket e nxehta:

Ndryshimet në qeveri, reforma në drejtësi por dhe pr/buxheti i vitit 2016, janë pikët e nxehta të zhvillimeve politike të ditëve të sotme.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë i ka quajtur të dosmosdoshme lëvizjet në qeveri.

“Rama do të ketë rivlerësim të aktivitetit të qeverisë. Natyrisht punët nuk shkojnë vaj ndër sektorët” tha Braho duke shtuar se lëvizja e ministrit Naço ishte e pritshme. Duke vlerësuar figurën e ish ministrit Naço si një nga figurat emblematike të LSI-së, Braho tha se ai nuk ishte pengesa për mos realizimin e reformës në drejtësi. Ndërsa sa i takon Manjanit u shpreh se do t’i rrijë përballë, anash dhe pse jo prapa zotit Rama.

Duke hedhur poshtë pasjen e njëkrize politike Braho foli dhe për pakënaqësitë gjatë qeverisjes së koalicioni

“Në përgjithësi të dy aleatët Meta- Rama kanë rënë dakord për lëvizjen e tyre politike rrugën ku do të ecë koalicioni, në vija të përgjithshme. Rrugës ndeshemi dhe me koncepte diversive, të ndryshme. Psh ne kemi qenë kundër idesë për mjekësinë falas, siç u tha dhe me penalizime të panevojshme që LSI hapur ka deklaruar se do të mbajë qëndrimin e saj se nuk pajtohet me penalizime që çojnë në burgosjen apo dënime të tjera penale që lidhen me biznesin. Biznesi duhet parë si partner dhe jo si kundërshtar”

SHKARKO APP