“Mbaroni ndonjë punë shpejt e shpejt se po ikën Shtatori”. Çfarë paralajmëron Artan Hoxha?
Gazetari investigativ, Artan Hoxha vijon të ngrejë zërin për krimin e organizuar, bandat apo edhe lidhjet e tyre me politikën në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Hoxha paralajmëron se krimi i organizuar mund të bëjë ndonjë “punë”, ndërkohë që policët ikin në azil, apo marrin urdhra nga lart.
“Në këto momente krimin e organizuar e kemi lënë pushim, prandaj të mos humb kohë të mbarojë ndonjë punë shpejt e shpejt se po ikën Shtatori…”.-shkruan gazetari.
Ndërsa më tej, ai thekson se “Policet qe duhet ti kapin ose jane urdheruar nga larte te mos i kapin (sepse kemi zgjedhje perpara dhe duhet ndonje leke) ose jane duke bere letrat per llotarine amerikane apo per azil, ose jane duke hetuar koleget qe po bejne letrat per te ikur… “.
Postimi i plotë:
Ne keto momente krimin e organizuar e kemi lene pushim, prandaj te mos humb kohe te mbaroje ndonje pune shpejt e shpejt se po iken Shtatori… keto dite besoj e ke pare qe nuk ka lajmeruar askush a eshte kapur ndonje gomone me droge, ndonje Toyota Yaris me euro apo ndonje bande vrasesish dhe gjobevenesish.
Sepse ska kush ti kap. Policet qe duhet ti kapin ose Jane urdheruar nga larte te mos i kapin (sepse kemi zgjedhje perpara dhe duhet ndonje leke) ose jane duke bere letrat per llotarine amerikane apo per azil, ose jane duke hetuar koleget qe po bejne letrat per te ikur…
E rendesishme eshte Hekuran Vladi-Lura qe do na duhet shume shpejt konsulenca jote pse me gjithe nderhyjren 200 milione euroshe te Bankes Qendrore dhe qeverise nuk ndalet renia e euros.
KOHA JONË SONDAZH

