”Mbarova punë me ty”, greku vret shqiptarin për një vend parkimi

Vrasje për një vend parkimi nuk ka vetëm në Shqipëri. Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë këtë të premte me Pire të Greqisë. Ai u qëlluar me pushkë nga një 68-vjeçar grek.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari është baba i 3 fëmijëve dhe punonte në një parking, aty dhe ku ndodhi ngjarja tragjike. “Mbarova punë me ty”, mësohet se bërtiti 68-vjeçari pasi e qëlloi dhe vrau shqiptarin.

Autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Përpara se ta qëllonte për vdekje, palët patën një zënkë. Shkak dyshohet se u fakti se autori kërkonte një vend të mirë në parkingu.

Pas sherrit, autori shkoi lart në apartamentin e tij, mori pushkën dhe u kthye te parkingu duke e qëlluar 39-vjeçarin me gjakftohtësi. “E vrau për një vend parkim”, tha një dëshmitar. 68-vjeçari u arrestua nga policia greke, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

SHKARKO APP