Mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat nga AstraZeneca, nesër vaksinohen mësuesit
Kanë mbërritur në Rinas 38 mijë e 400 doza vaksinash nga AstraZeneca, kjo për të nisur të shtunën me vaksinimin e mësuesve. Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino e cila merret me procesin e vaksinimit, thotë se vaksina vjen nga Suedia dhe nuk ka lidhje me vendet e tjera. Në radhë të mësuesve të cilët kanë firmosur se do ta aplikojnë të shtunën vaksinën kanë nisur hezitimet, ndonëse Bino sqaron se edhe në ato vende ku ka pasur probleme është duke u studiuar nëse në të vërtetë kanë lidhje me vaksinën. OBSH-ja tha dje se nuk ka arsyje pse vaksina të refuzohet.