Mbërrijnë 47 shqiptarët e parë Rinas. Nisen me autobusë drejt Durrësit për karantinim

Sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me shqiptarë të riatdhesuar nga Turqia. Avioni me 47 shqiptarë është nisur këtë mëngjes nga Stambolli dhe ka mbërritur rreth orës 10:00 në Rinas.

“News24” bëri me dije se shqiptarët u nisën me autobusë drejt Durrësit, ku do të karantinohen në hotele.

Secili prej të ardhurve nga jashtë do të ketë dhomën e tij në hotel, ku do të kontrollohet herë pas here, deri kur të bëjë 14 ditë. Ndërkohë, në aeroport iu është bërë kontrolli i parë të gjithë personave të ardhur nga Turqia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?