Mbërrijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer në Rinas

Kanë mbërritur në vendin tonë vaksina Pfizer.

Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa shton se deri më tani ne vendin tonë kanë ardhur 847 mijë doza vaksinash.

Ai thotë se do në vendin tonë do vijnë edhe vaksina të tjera.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina Pfizer. Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid”- shkruan Rama.

Në vendin tonë deri më tani kanë mbërritur vaksina të Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Coronavax.

SHKARKO APP