Mbërrijnë mbi 32 mijë doza të tjera Pfizer në Shqipëri
Aktualitet E Hënë, 19 Korrik 2021 21:59
32,760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e kësaj të hëne. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama.
“Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend”, shkruan Rama.
Numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë ka shkuar në 1,611,550.

KOHA JONË SONDAZH

