Mbërrijnë në atdhe edhe 83 shqiptarë të mbetur jashtë kufijve, 400 euro për karantinë

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë të mbetur jashtë kufijve për shkak të Covid 19, ka vijuar edhe gjatë ditës së hënë.

Një avion i Air Albania ka lënë pistën e Rinasit në orën 10:00 të paradites me 8 shtetas rezidentë në vendet e BE në bord për tu ulur në Vjenë.

Më pas rreth mesditës i njëjti avion ka kthyer në Tiranë 83 shqiptarë të mbetur prej më shumë se një muaji e gjysmë jashtë territorit të vendit.

Të kthyer në atdhe nuk kanë qenë vetëm shtetas shqiptarë që mbetën nëpër Europë. Ky çift bashkëshortësh rrëfen se vjen nga Neë Yorku.

Ashtu si dhe në fluturimet e tjera, pasagjerët ankohen për çmimet e larta dhe mos respektimin e distancës së sigurisë.

Në ditët në vijim pritet të zyrtarizohet dhe data e fluturimit që do të sjellë shqiptarët e mbetur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHKARKO APP