Mbërrijnë në Rinas 20 mijë doza të vaksinës “Astrazeneca” dhuratë nga Greqia

Në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca! Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se këto doza janë dhuratë e  qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.

Vaksinat u pritën në aeroport nga zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Duke i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, qeveria shqiptare shpreh angazhimin për të vijuar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doza të vaksinës antiCOVID dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?