Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash, në fundjavë deri në -6 gradë

Këto ditë të fundvitit do të jenë të acarta, duke bërë që temperaturat të pësojnë një rënie drastike.

Ndonëse moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje shiu, i ftohti do të vijë duke u shtuar, duke bërë që në fundjavë temperaturat të zbresin deri në -6 gradë celsius.

Ky është parashikimi më i fundit i “Meteoalb”, i cili thekson se në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mot i kthjellet por i ftohte do te mbizoteroje deri per vitin e ri ne vendin tone, perjashtuar zonat malore ku gjate fundjaves do te kene rreshje te pakta debore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithese kthjellime temperaturat vijojne te ulen per shkak te masave ajrore me origjine veri-verilindore duke bere qe gjate fundjaves dhe dites se hene te zbresin ne -6 mengjesi ne zonat malore deri ne 10°C mesdita”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?