Mbërrin në prokurori Artur Bushi

Ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Kryebashkiaku pritej në prokurori që në orën 10:00. Bushi është thirrur për t’u pyetur për hetimet që po zhvillohen për rastin “Xhisiela”.

Dëshmia e Bushit po merret pas kallëzimit të Taulant Ballës në prokurori. Balla kallëzoi Emiliano Nuhun dhe Lulzim Bashën për shpërdorim detyre e kallëzim të rremë, pasi, sipas tij, ai nuk ka qenë asnjëherë në Policinë e Fushë-Krujës, siç pretendon oficeri Emiliano Nuhu. Për të njëjtën çështje janë pyetur më herët edhe Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?