Mbërrin në Shëngjin anija me 16 emigrantët e parë nga Italia (FOTO)

Kanë mbërritur në Shëngjin emigrantët e parë nga Italia.

Anija ushtarake “Libra” me 16 emigrantë në bord, është akoruar mëngjesin e sotë në portin e Shëngjinit.

“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klandestinët janë që të gjithë meshkuj dhe do qëndrojnë këtu për një muaj në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”, njofton Policia e Shtetit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?