Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i mjeshtrit të kinemasë, Ilia Tërpini

Ilia Terpini, një nga personazhet e rëndësishëm të historisë së kamerës e fotografisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare katër ditë më parë. Mjeshtri i kinemasë ndërroi jetë më 14 korrik në Francë, pas një sëmundje të rëndë.

Ditën e sotme, trupi i Tërpinit pritet të mbërrijnë në Shqipëri, ndërsa homazhet në nderim të tij do të mbahen nesër në orën 10:00 tek Muzeu Kombëtar.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje për artin e kinemasë, pasi u shua një nga përfaqësuesit më të denjë të një brezi që i dha aq shumë kulturës sidomos para viteve 90-të. Terpini lindi në një mjedis artistësh në Hoçisht të Korçës dhe gjithçka do të ndryshonte në jetën e tij kur i ra në dorë një aparat.

Operatori i filmave Ilia Tërpini e ka nisur punën pikërisht nga Kinostudio “Shqipëria e re”.

Tërpini ishte “Artist i merituar”, dhe ka “Medaljen e punës”, “Çmimin e Republikës”. Ilia është vlerësuar me medalje në 6 festivale të filmit si dhe ka çmim kombëtar për fotografinë artistike. Ai mban urdhrin “Mjeshtër i madh”. Ilia Terpini filmoi filmat e njohur “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjëtorja”, “Flutura në kabinën time”. U nda nga jeta më 13 korrik 2018.

SHKARKO APP