Mbërrin në Tiranë Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, takime me liderët shqiptarë
Ka mbërritur sot në Tiranë ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio i cili do të marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi.
Di Maio gjithashtu do të ketë takime me liderët shqiptarë.
“Sapo mbërriti në Shqipëri për një vizitë institucionale Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio. Në program takime me autoritetet shqiptare dhe një tryezë e rrumbullakët me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’”, bën të ditur ambasada italiane në Tiranë.
Ministri Luigi Di Maio është sot me një mision në Tiranë, për një orar të ngjeshur takimesh me zyrtarët kryesorë institucionalë në Shqipëri, njofton ministria e Jashtme italiane.