Mbërritja e 32 mijë vaksinave COVID, 8 mijë prej tyre të financuara nga delegacioni i BE

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë mbërritën 8 mijë doza të vaksinës Pfizer të financuara nga Bashkimi Europian.

Është vetë delegacioni i unionit që ka njoftuar një lajm të tillë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, BE shkruan se deri në fund të gushtit në vendin tonë do të mbërrijnë afro 150 mijë vaksina Pfizer.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një tjetër ngarkesë me mbi 8 mijë doza vaksine të Pfizer/BioNTech, të financuar nga BE, mbërritën mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Deri në fund të gushtit, në Shqipëri do të mbërrijnë afro 150 mijë vaksina të financuara nga BE” – shkruan delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo sasi ishte pjesë e 32 mijë dozave të mbërritura dje e të njoftuara nga kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?