Mbesa e bukur e Zana Guxhollit, celebrimi i fundit i Veliajt për 2018-ën

Një nga dëshirat më të mëdha të çifteve të reja në kryeqytet është që ceremoninë e kurorëzimit të martesës së tyre ta bëjnë në Bashkinë e Tiranës. Por celebrimi i fundit për vitin që sapo lamë pas ka qenë vërtet i veçantë edhe për vetë kryebashkiakun Erion Veliaj.

Nusja simpatike ka qenë mbesa e ish-këshilltares më besnike të ish-kryeministrit Berisha, Zana Guxholli.

Madje, ish-bashkëpunëtorja e ngushtë e Berishës, Zana ka qenë e pranishme edhe në celebrimin në bashki duke dalë në foto me kryebashkiakun Veliaj, pavarësisht bindjeve të ndryshme politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shumë urime nga Fiona Guxholli & Evaldi Balla, çifti i fundit qe u celebrua nga 2018-a! Qofshi gjithnjë të lumtur e pozitivë, si familja më e re e qytetit tonë”, shkruan Veliaj në twitter teksa ka uruar çiftin e porsamartuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?